Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka djegur për së gjalli bashkëshortin e saj, vetëm se nuk ka pranuar t’i japë asaj akses në celularin e tij. Ilham Cahyani, 25 vjeç, i kërkoi Dedi Purnamës, 26 vjeç, kodkalimin e celularit, ndërkohë që po punonte për riparimin e çatisë së shtëpisë.

Ata filluan të diskutojnë me njëri-tjetrin derisa Cahyani dyshohet se kapi një kovë benzine dhe e derdhi atë mbi Dedin. Pastaj e dogji me çakmak në fshatin Pandanëangi, Indonezi.

Një dëshmitar i identifikuar si Oji u tha gazetarëve se ai kishte qenë i pranishëm në momentin e djegies dhe kishte ndërhyrë për të fikur flakët.  26-vjeçari ndërroi jetë në spital dy ditë pas ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: