Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka paditur shkrimtarin e njohur Roberto Saviano lidhur me disa postime që i ka cilësuar si të dëmshme për reputacionin e zyrtarit. ‘Tgcom’ shkruan se Saviano përmes disa komenteve në “Facebook” kishte kritikuar qëndrimin e qeverisë italiane lidhur me politikën që po ndjek për emigracionin.

Bëhet fjalë për një postim të datës 12 qershor, në të cilin Saviano foli për çështjen që lidhej me eskortën e tij dhe atë më 22 qershor, në të cilin shkrimtari e quajti Salvinin “ministër i botës së krimit”.

Ky lajm u publikua edhe në Huffington Post. Në dosje, theksohet se deklaratat janë “jashtë çdo ushtrimi të ligjshëm të së drejtës së kritikës – duke mos qenë në gjendje të flasin për të vërtetë- pasi nuk është një sulm i lirë ndaj personit tim, të turpshme dhe poshtëruese, në mënyrë të qartë, duke mos pasur kufi mbi iniciativat administrative të vendosura nga Kabineti në të cilin unë i përkas”, lexohet në padinë e Salvinit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb