Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ministri i Diasporës Pandeli Majko nuk i flet Edi Ramës, sepse e di se çfarë i punon.

Vasili thekson se Pandeli Majko është thjesht një kokëulur, që nuk i jep dot mend presidentit se çfarë të bëjë më datë 8 dhjetor.

Postimi i Petrit Vasilit:

Interesant ky Majko,vertet interesant…!!!

Nuk i flet dot Edi Rames, minister i te cilit eshte, se kuptohet qe nuk i flet dot.. po nuk i flet dot fare, se e di se e di mire ç’i punon Rama !? Zaten sic ja ka bere gjithmone ketij kokeuluri.

Dhe pastaj ben sikur trimerohet,i jep kurajo vehtes dhe fillon i jep mend Presidentit per 8 dhjetorin, kur as ja kerkon njeri dhe as e degjon njeri. Megjithate ç’rendesi ka ne se eshte me Ramen e 2019 apo Ramizim e 1990, rendesi ka qe te rrije minister , me apo portofol, kjo e fundit ka rendesi!

Hajde Pandi ne 8 dhjetor,dite krenarie eshte. Apo vertet se harrova….krenaria s’eshte frak, qe u rri te gjitheve….

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb