ANGLI

Ndërmarrja për të cilën kishte punuar duhet t’i jepte 600 stërlina dhe kjo ka ngjallur zemërimin e këtij shoferi ekskavatori, që për tu hakmarrë ka shkatërruar vetratat e hyrjes së hotelit Travelodge në Liverpool, i sapo ndërtuar nga kompania.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, të tjerë kolegë përpiqen ta ndalojnë. Dëmet e shkaktuara në strukturë kanë qenë të mëdha, aq sa kanë shtyrë inaugurimin.

’Sot ishte dita e fundit e punimeve, gjithçka ishte perfekte- ka shpjeguar menaxheri për Guadrian- por ai shkatërroi gjithçka për 20, 30 minuta’. Burri u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe policia ka hapur një hetim për rastin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb