Huma Mobin, një menaxhere kreative nga Lahore, Pakistan, kishte prenotuar gjithçka për muajin e mjaltit në Greqi, por bashkëshorti i saj nuk arriti të marrë vizë për udhëtimin.

Megjithatë, Huma vendosi të shkonte e vetme për pushime, pa burrin e saj Arsalaan Sever Bhatt. Ajo është shprehur se nuk donte që të shkonte prenotimi dëm, prandaj udhëtoi e vetme.

Kështu, për ta ndarë udhëtimin me bashkëshortin e saj, ajo realizoi foto duke e përqafuar në mënyrë imagjinare, ndërkohë që shprehte trishtimin në fytyrë.

Tragjedia nuk mbaron këtu, shkruan “koha”. Huma humbi gjithashtu telefonin e saj pasi i ra në Detin Egje. Pas kësaj ajo pozoi edhe me “smartphone”-in, edhe me burrin “e padukshëm”. Fotot e saj tanimë janë bërë virale në internet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: