Një 53-vjeçar në Tiranë ka qëlluar me grushte një 58-vjeçar, pasi ky i fundit i kishte një borxh të pashlyer.

53-vjeçari A.D mësohet se ka qëlluar me grushte dhe ka kanosur me fjalë shtetasin me inicialet S.V 58 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer)”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb