Zhoze Murinjos duket se nuk i ka mjaftuar fitorja ndaj Juves në fushën e kësaj të fundit por ka provokuar sërish tifozët e pranishëm në stadium. Potugezi nuk ka ngurruar që të shfrytëzojë fitoren e skuadrës së Mançester Junajtid përballë bardhezinjve, që të tallet me tifozerinë italiane.
Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Mançester, ai ngriti lart tre gishtat, duke u kujtuar “triplete” që kishte fituar me Interin.

Ndërsa në Torino, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, ai hyri në fushë dhe vuri dorën në vesh, duke nxitur tifozët që ta shanin edhe më shumë. Ky moment u shoqërua me tension në fushë, pasi Bonuçi iu afrua teknikut duke i kërkuar që të mos vazhdonte më me provokimet.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb