KORE E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut ka urdhëruar pushkatimin e arkitektit të aeroportit në Phenian, pasi nuk i pëlqeu dizajni. Sipas Kim Jong Un, dizajni i këtij aeroporti nuk ruante identitetin kombëtar të Koresë së Veriut.

Aeroporti i cili pritet të hapet këtë javë, është promovuar për ditë të tëra, ndërsa së fundmi, Agjencia shtetërore e Koresë “Central News Agency” botoi disa foto të diktatorit Kim Jong Un dhe gruas së tij gjatë një turneu në terminalin dykatësh të aeroportit.

Aeroporti i ri parashikohet që si fillim të presë fluturimet nga Kina dhe Rusia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: