Kryeministri Edi Rama është takuar sot me koordinatorët e bashkëqeverisje ku kanë ardhur disa raste të problemeve të qytetarëve të zgjidhrua nëpërmjet platformë së Bashkëqeverisjes.

Dy pensionistë në Elbasan kanë sjellë rastin e tyre. Ata thanë se nuk mund të merrnin shërbimin shëndetësor parësor, pasi nuk gjenin mjekun në vendin e punës në qendrën e tyre shëndetësore.
Rasti është referuar në platformën e bashkëqeverisjes nga vajza e tyre.

Pas ankesës u krye verifikimi në qendrën shëndetësore nr. 1 në Elbasan dhe u mor masë ndëshkimore ndaj mjekut të familjes që nuk kishte dhënë shërbimin e duhur.

“Bëra ankesë në emër të prindërve në pension që jetojnë vetëm në Elbasan dhe nuk mbrohen dot vetë. Pas verifikimit të disahershëm ku më është dashur të shkoj të shtunave në Elbasan dhe nuk kam gjetur mjekun e familjes, por kam gjetur derën mbyllur, bëra ankesën në portal. Brenda javës kam marrë një përgjigje dhe situata ka ndryshuar me prezencën çdo ditë të mjekes dhe stafit”, tha qytetarja që i ishte adresuar platformës.

Lidhur me këtë rast, Kryeministri Rama tha se nuk janë të pakta, por janë rutinë, rastet kur njerëzit gjenden përballë një sjelljeje të dyshimtë apo korrruptive të një bluze të bardhë dhe hezitojnë të denoncojnë, por paguajnë, dhe pastaj shfryjnë mllef dhe mërzi.

“Por rruga është më e shkurtër për të mos paguar dhe mos pranuar mungesën e seriozitetit në shërbim dhe për të kontribuar që të ndahet i miri nga i keqi në sistemin shëndetësor. Në mënyrën më absolute, shumica e bluzave të bardha kryejnë detyrën si duhet, por janë jo pak ata që duke mos e kryer detyrën si duhet njollosin gjithë sistemin dhe shkatërrojnë nervat e kujtdo, sepse krijojnë një perceptim mizerabël me sjelljet e tyre të papranueshme”, tha Rama.

Duke u ndalur te investimet në qendrat shëndetësore, Kryeministri theksoi se sot jemi në procesin e zbatimit të një programi për rindërtimin në themel të 300 qendrave shëndetësore.

“80 qendra shëndetësore janë në proces ndërtimi dhe rindërtimi me mure, aparatura dhe shërbim të kualifikuar. Syri dhe zëri i qytetarëve është domosdoshmëri për të krijura në të gjithë sistemin kulturën e duhur të shërbimit”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb