Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për rikualifikimin urban në një lagje në Cërrik.

Bashkë me kryetarin e Bashkisë, Andis Salla, Balla teksa pa nga afër punimet, tha se kjo bashki do të vijojë aplikimin edhe pranë FZHR, për të bërë të mundur që brenda dy viteve të përmbyllet rikualifikimi i të gjitha lagjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“?Bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla dhe deputetin Luan Duzha inspektuam nga afër punimet që po kryhen për rikualifikimin urban në Lagjen nr.2 në Cërrik.
Bashkia e Cërrikut i është kthyer me intensitet punëve publike dhe i gjithë qyteti tashmë është shndërruar në një kantier ndërtimi.
?Pas investimeve në qendër të qytetit, në kuadër të projektit të madh të Rilindjes Urbane, tashmë puna është fokusuar në lagjet e brendshme të qytetit.
Këto zona janë pjesë e qytetit, por kanë qenë tërësisht të harruara. Bashkë me kryetarin e bashkisë dhe deputetin bëmë inspektimin e një prej fazave fillestare të një procesi rikualifikimi urban të gjithë këtyre lagjeve, që janë lagje të vjetra të qytetit, por ku nuk ishte vënë dorë më parë.
Bashkia e Cerrikut do të vijojë aplikimin edhe pranë FZHR, për të bërë të mundur që brenda dy viteve të përmbyllet rikualifikimi i të gjitha lagjeve të Cerrikut.
➡️Ndërhyrja në lagjen nr. 2 në qytetin e Cërrikut konsiston në asfaltimin e rrugëve të brendshme të kësaj lagjeje. Gjithashtu investimi parashikon edhe gjelbërim, ndriçim si dhe vende parkimi.
#EgjithëVëmendjaPërJu
#RilindjaUrbane”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: