ELBASAN- Nuk i bindet urdhrit të Policisë Bashkiake për të hequr tavolinat e lokalit të tij nga mjediset publike, godet kryeinspektorin. Bëhet fjalë për Aurel Çelën, banues në Elbasan, i cili u arrestua në flagrancë. Burime nga policia e këtij qyteti bënë me dije se Çela ka goditur për shkak të detyrës 48-vjeçarin me iniciale D.E., me detyrë kryeinspektor i Policisë Bashkiake.

Mësohet se në bazë të planit të kontrollit të hartuar nga bashkia, inspektorët i kishin kërkuar 39-vjeçarit të hiqte tavolinat nga ambientet publike që kishte përballë lokalit të tij. Por ky i fundit, nuk i është bindur urdhrit, por ka kundërshtuar me dhunë dhe e ka goditur kryeinspektorin.

Fill pas kësaj ngjarje, me qëllim ndërprerjen e veprimeve të dhunshme punonjësi i Policisë bashkiake ka qëlluar në ajër me pistoletë zhurmuese. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga forcat e rendit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma dhe gëzhoja. Menjëherë grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe bëri shoqërimin e personave.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: