Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 45 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, ku ai nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin.

Pas ndalimit, testi i alkoolit tregoi se drejtuesi ishte në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet, policia zbuloi dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë.

Sakaq, materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb