TIRANE

I vendosur në zhvillimin e zgjedhjeve vendore, kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe ata që dalin sot në protestat e opozitës së bashkuar më 30 qershor nuk do të pranojnë të bëhen mish për top për ata që i friken zgjedhjeve e drejtësisë. Një mesazh Rama dha edhe për protestuesit e arrestuar, të cilët mbahen ende në burg.

“Sot ka disa dhjetëra persona pas hekurave sepse gabuan e iu përgjgijën kushtrimeve të marra për të  djegur e dhunuar policinë e institucionet. Kanë të drejtën e pamohueshme që duan që qeveria jonë të largohen sot e jo nesër, por a ia vlen te dergjesh burgjeve për ata, une mendoj: Aboslutisht JO.” Tha Rama, ndërsa iu drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë e personal të gjithë shqiptarëvë.

‘S’jam më i miri s’jam i pagabueshëm kam të metat e kusuret e mia edhe si kryeministër. Bëj sa mundem e nuk bëj sa dua e jo gjithmonë arrij të bëj aq mirë ato që duhen, por sot dua t’ju them duke ju parë të gjithëve në sy: po të ishte kjo e imja një cështje thjesht personale, ju siguroj se do e kisha lënë prej kohësh këtë punë, e nuk do mbaja rrembeshin e baltës mbi veten dita ditës.

Mund të jem pasionant edhe arrogant po të doni, po kurrë s’kam qenë materialist e as kriminel e hajdut si ata që më ngrenë e ulin nga mëngjesi në darkë nga viti në vit , nga dekada në dekadë. Unë mund të bëj gjykime të gabuara, mund të marr edhe vendime të gabuara po kurrë as kam bërë e as kam marrë asnjë vendim për gjëra të gabuara që i di përpara si të gabuara. Kurrë s’kam për ta futur dorën në xhepin e asnjë njeriu të gjallë në këtë vend kurrë s’do hedh firmën time në veprime të paligjshme për të dëmtuar vendin. S’kam si të provoj fjalët e mia, por i sfidoj të gjithë ata që thonë të kundërtën ta provojnë me fakte jo me fjalë, jo me sajesa e fabrikime të ulëta. Kjo detyrë është mision, pasion, jo kalkulim është bindje atdhetare dhe një sfidë me hisorinë që unë besoj se mund ta fitoj sepse kam fuqinë e gjithëve ju, fuqinë e PS. Le të thonë cfarë të duan, të lehin sa të duan. Kjo është e vetmja parti e shqiptarëve që kurrë se ka tradhtuar interesin kombëtar. Me gjithë të metat gabimet e dështimet, mbetet sot e gjithë ditën forca politike më e madhe më e fortë me e aftë e më atdhetarja ndaj edhe më e besueshmja nga shqiptarët.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb