C.Ronaldo është një nga fenomenët e futbollit botëror, një lojtar që në karrierën e tij futbollistike ka fituar gjithçka. Ronaldo është një fenomen edhe jashtë fushës së blertë, madje dhe më shumë, me fansat të cilët janë të çmendur pas jetës së tij private. Në një intervistë për “Repubblica”, ylli portugez ndalet pikërisht tek pjesa e tij njerëzore, shumë ndryshe nga se e mendojnë tifozët. Të gjithë mendojnë se pika më e fortë e tij është ana mentale, aq sa mund të krahasohet me një kompjuter:

Ronaldo Juventus
Ronaldo Juventus

“Nuk besoj se njerëzit mendojnë se jam një robot, por ata shohin tek un një person që nuk ka kurrë probleme, nuk jam kurrë i trishtuar, nuk shqetësohem kurrë. Njerëzit me identifikojnë me suksesin tim, me parat që fitoj. Ata mendojnë, si mund të jetë i trishtuar apo në krizë një futbollist si Ronaldo i cili është një milioner? Mund ti kuptoj deri në një pikë por shpesh kam përjetuar disa situata, por gjithsesi përpiqem ti kuptoj. Njerëzit mezi presin që Cris të gaboj, të humbas një penallti, të humbas një ndeshje deçizive, por kjo është pjesë e jetës time, jam i përgatitur prej shumë kohësh”.

Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Ronaldo ndalet më pas duke rrëfyer mënyrën se si e përjeton futbollin: “E shoh si një mision, zbres gjithnjë në fushë për të fituar, për tu përmirësuar. Njerëzit më duan por dhe më gjykojnë në mënyrë konstante. Ai tani është 33, 34, 35 duhet ti jap fund, për të gjithë ata që e mendojnë kështu, un do të vijoj ti befasoj, un jam akoma C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: