‘Bjellorusia nuk dëshiron një konflikt me Poloninë, por kërkon që Bashkimi Evropian të pranojë 2000 emigrantët që përpiqen të hyjnë në Poloni nga Bjellorusia’, ka thënë Presidenti Aleksandër Lukashenko.

Ky komunikim i tij erdhi pasi Varshava paralajmëroi se tensionet mund të rriten.

BE-ja akuzon Bjellorusinë se ka sjellë qëllimisht mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Iraku, në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, në mënyrë që ta detyrojë atë të heqë sanksionet ekonomike.

Nga ana e tij Lukashenko është shprehur se nuk dëshironte një përshkallëzim të kësaj situate.

“Duhet t’u tregojmë polakëve se ne nuk jemi barbarë, nuk duam konflikt. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt, sepse e kuptojmë se nëse do të shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme. Do të ishte një fatkeqësi. Është plotësisht e qartë për ne dhe ne nuk e duam diçka të tillë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb