Deputeti i PD, Dashnor Sula i ftuar në programin e drekës në News24 zhvilloi një debat të ashpër me gazetarin Anri Bala.

Sula tha se nuk është aspak dakord me shprehjen se “të gjithë partitë janë njësoj”. Ai tha se hajdutë me damka ka në qeveri. Ndërsa, gazetari Bala përmendi faktin që funksionarët e PD kanë akuzuar njëri-tjetrin për hajdutë.

Dashnor Sula: Nuk jemi njësoj. Nuk jam hajdut si i maxhorancës.

Anri Bala: Ju akuzoni njëri-tjetrin si hajdut.

Dashnor Sula: Më krahason mua me Taulant Ballën? Turp të kesh.

Anri Bala: Gazment Bardhi e ka akuzuar Nokën për hajdut.

Dashnor Sula: Edhe Rama kështu thotë të gjithë njësoj janë thotë. Edhe kur lindim, nuk lindim njësoj. Korrupsioni është kthyer në sistem. Kam bandën përballë, garojmë me bandat e PS. Polici, prokurori, deformuar gjithçka.

Anri Bala: Pse duhet të të votoj ty, kur nuk e mbron votën?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb