Një nga protestuesit për rrugën Thumanë-Kashar, në fjalën e tij tha se banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës do reagojnë, deri në plotësimin e kushtit të tyre, pasjen e dalje-hyrjeve në rrugën kryesore.
Protestuesi tha se po falimentojnë bizneset e tyre. Ai me ironi tha se nuk janë pasardhës të Kristaq Ramës (babai i kryeministrit Rama) dhe të Beqir Ballukut (paraardhës i ministres Belinda Balluku). Banori tha se janë pasardhës të Skënderbeut dhe se do reagojnë, derisa të ketë hyrje-dalje në rrugën kryesore.
“Ne nuk jemi pasardhës të Kristaq Ramës dhe as të Beqir Ballukut. Ne jemi pasardhës të Skënderbeut. Po na falimentojnë bizneset. Të vendosen hyrje-dalje në autostradë, pasi ne do reagojmë deri në zgjidhjen e problemit”, tha banori.
(Balkanweb)