Këtë fundjavë luhet edhe java e fundit për vitin 2024 në kategorinë superiore, java e 19 e cila përkon në fakt edhe me nisjen e gjysmës së dytë të sezonit.

Kjo javë do të nisë që të premten me dy sfidat Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Elbasani. Padyshim vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet aty ku në “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë. Për shkodranët kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë, jo vetëm sepse përballë do të kenë një rival direkt për titull si të kuqtë, por edhe për mungesat e shumta që do të kenë për këtë sfidë. Këtë gjë e di fare mirë tekniku i kuqebluve Brdariç, që megjithatë kërkon të tregohet optimist përpara kësaj përballje:

“Do të jetë sfida më e rëndësishme deri më tani. Kemi shumë mungesa, por nuk dua të justifikohemi. Duhet të gjejmë forcë e të jemi të fokusuar në 100% dhe të kërkojmë fitoren ndaj Partizanit. Do të jetë tepër e vështirë, por edhe e bukur njëkohësisht. Duhet të punojmë me mendjen tonë, për të dhënë më të mirën në fushë. Do të ketë ndryshime në formacion. Kjo do të jetë një ndeshje speciale. Shpresoj të jemi efektiv përpara portës kundërshtare e të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: