Kamala Harris ka shfrytëzuar raportimet se Donald Trump ishte tërhequr nga intervistat sepse ishte “i lodhur”, për të deklaruar se kjo ishte një provë që ai nuk është realisht në gjendje që të jetë president i Shteteve të Bashkuara.

“Ai nuk ka në plan të adresojë problematikat e popullit por është I fokusuar tek vetja. Edhe tani po i lë debatet dhe po anulon intervistat. Ekipi i tij i fushatës së fundmi tha se kjo është për shkak të rraskapitjes. Epo, nëse është i rraskapitur nga fushata, kjo ngre pyetje reale nëse është I aftë të bëjë punën më të vështirë në botë”, tha Harris para turmës në Grand Rapids. Michigan.

Qyteti perëndimor i Miçiganit shtrihet në territorin historikisht republikan ku demokratët kanë filluar të tregojnë fuqi vetëm kohët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb