TIRANE

“Ne na takon të përpiqemi të hapen negociatat për anëtarësim. Natyrisht nuk ka garanci për hapjen e negociatave në tetor, por predispozitat janë pozitive.” Kështu u shpreh sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Eintegrimit, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Ministri shtoi se pavarësisht situatës politike në vend, gjasat për hapjen e negociatave nuk janë shuar.
Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres, kemi bërë shumë që të arrijmë të hapim negociatat. Kushtet e kërkuara për hapjen e negociatave janë plotësuar. Nuk i takon qeverisë të marrë përgjegjësi për aktet e cdo aktori politik.

“Përgjigja është e qartë që qoftë nga kapaciteti administrativ qoftë nga përmbushja e kushteve Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negocimit në momentin që Këshilli vendos hapjen e negociatave”, u shpreh ai.

Në lidhje me qëndrimin e vendeve skeptike, Cakaj tha se problemi është se këto vende kanë specifika të tyre dhe asnjëherë problemet e tyre nuk lidhen me një çështje të vetme.

“Qasja jonë ka qenë që pavarësisht qasjeve të tyre të kemi një plan komunikimi me secilin vend. Ju përmendët dhe shqetësimin e krimit të organizuar. E para ky është një diskutim për fushatë dhe hapjen e negociatave. Shqipëria është një vend me shumë probleme por thelbi i çështjes është që nëse Shqipëria ka akumuluar një masë. Ne jemi në situatën kur jemi duke kryer vettingun si një ndërmarrje paraprake për të merituar hapjen e negociatave. Meritat e Shqipërisë nuk vihen në pikëpyetje. Shkalla e krimit të organizuar mund të vlerësohet ndryshe nga vende të ndryshme”.

Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb