Dita e sotme ishte e mbushur me shumë dilema rreth të ardhmes së Skënderbeut, lidhur me çështjen e nxehtë të klubit korçar, që ka apeluar në KAS dënimin e rëndë të dhënë nga UEFA. 10 vjet pezullim nga veprimtaritë europiane dhe 1 milion euro gjobë kanë bërë që Skënderbeu të kërkojë të drejtën në KAS, ku shpreson të rrëzojë UEFA-n.

Ditën e sotme, KAS-i ka publikuar listën e çështjeve në program deri më 31 maj, ku nuk figuron asnjë çështje Skënderbeu-UEFA, ndërsa më pas janë shtuar zërat për një tërheqje të UEFA-s nga kjo seancë, duke e bërë praktikisht të fituar këtë betejë ligjore.

Por Skënderbeu nuk ka heshtur dhe ka vendosur t’i vërë kapak kësaj çështjeje, duke konfirmuar, nga ana e tij, se gjyqi në KAS do të zhvillohet më 16 prill.

SQARIM PUBLIK:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.

Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

561ae028 4a6e 4749 B0da C2e5d60dfae3
561ae028 4a6e 4749 B0da C2e5d60dfae3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: