Borusia kishte një mision të vështirë, atë të përmbysjes së rezultatit të ndeshjes së parë, e cila u fitua pastër nga londinezët me rezultatin 3-0. Por pavarësisht hendekut të madh të golave, gjermanët kërkojnë me çdo kusht në pjesën e parë të gjejnë golin që do t’u jepte mundësinë të nisnin misionin e madh. Rastet ishin me bollëk, por Hugo Loris ishte në një mbrëmje të madhe duke pritur çdo gjë që shkonte drejt portës së tij.

Pjesa e parë do të mbyllet me shifra të praprekura, ndërsa në minutën e 49-të Herri Kejn do të vrasë ëndrrat kualifikim për 85 mijë tifozët e pranishëm në “Signal Iduna Park” dhe do t’i japë jetë ëndrrës tjetër, asaj të tifozëve anglezë që tanimë presin me padurim emrin e kundërshtarit të radhës në çerekfinale.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb