Aventura e Maurizio Sarri te Juventus ka nisur në mënyrën më të keqe të mundëshme. Në fillim problemet më shëndetin që i shtynë në kohë debutimin dhe më pas barazimi në fushën e Fiorentinës në premierën e tij në pankinën e “Zonjës së Vjetër” në Serie A. Më shumë se kaq, polemikat dhe kritikat kanë rrethuar menjëherë trajnerin, pas paraqitjes së dobët në Firence.

Ronaldo Juventus Fiorentina
Ronaldo Juventus Fiorentina

Në këtë sfidë, Sarri dështoi t’i jepte skuadrës dhe tifozëve rezultatin dhe më shumë lojën e bukur që të gjithë presin. Edhe dalja e tij para mediave pas ndeshjes nuk ishte në “klasin” e Juventus. Tekniku gjeti justifikime te orari i sfidës dhe te dëmtimet e shumta, alibi që nuk bëjnë pjesë në ADN e kampionëve italianë që janë mësuar të dominojnë rivalët për të arritur te suksesi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb