Si kurrë më parë në vitet e fundit, ky edicion i Champions League sheh jashtë zonës së sigurt ekipe të mëdha si Man.City, apo ekipe si Real Madrid dhe Bayern Munich që nuk janë zot të fatit të tyre, fillimisht luajnë për të siguruar fazën “play off”. Kampionët në fuqi, Real Madrid, e shohin veten në vendin e 16 në kuotën e 12 pikë, por Ancelotti theksoi se nuk ka ndërmend të shoh se çfarë bëjnë ekipet e tjera, por është totalisht i përqendruar te sfida kundër Brest:

Do të përqendrohemi vetëm tek ndeshja jonë, me objektiv për të fituar dhe për t’u ngjitur sa më lart të jetë e mundur. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodh me shortin”, u shpreh Ancelotti i cili u pyet edhe një herë në lidhje me të ardhmen e tij duke saktësuar se objektiv i tij dhe i klubit është që të vazhdojnë së bashku sa më gjatë të jetë e mundur.

Në pozita të njëjta me Real Madrid ndodhet edhe Bayern Munich, në kuotë të njëjtë pikësh. Gjigandët gjerman pësuan një humbje të rëndë përballë Feyenoord dhe tani nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mposhtin Slovan Bratislavën, por as kaq mund të mos mjaftojë për të kpuar në “Top8”, por kanë siguruar fazën “play-off”.

Në një situatë të pabesueshme ndodhet Man.City, me “qytetarët” që luajnë shansin e fundit kundër Club Brugge pasi një xhiro përpara fundit ndodhen në vendin e 25-të, jashtë Champions League, por Pep Guardiola beson te ekipi i tij: “Situata është shumë e thjeshtë, duhet të fitojmë, në të kundërt jemi jashtë. Dëshirojmë të kemi shansin të luajmë minamilisht edhe dy ndeshje të tjera për të synuar kualifikimin, ky nuk është një problem, është një mundësi”, theksoi Guardiola.

Situata ku ndodhet Man.City ka rrëmbyer faqet e para të mediave angleze: “Nuk ka kohë për të humbur, ishte një nga titujt kryesor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb