Nënkreytari i Autoritetet të Mediave Audiovizive (AMA), Sami Neza, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se duhet ndërtuar strategji për edukimin për median, si e vetmja qasje ndaj “Fakenews”.

Por, sipas Nezës, nuk ka kryeministër që e zgjidh problemin e “Fakenews”, duke shtuar se duhet ndarë njëherë e mirë se nëse një institucion publik merr përsipër të ndërtojë përfundime lidhur me përmbajtjen e medias, në këtë rast kemi censurim të medias.

“Vende te tjera kanë ndërtuar strategji për edukimin për median, që e fusin që herët nëpër shkolla. Është e vetmja qasje ndaj “Fakenews” që lindin nga mediet e reja. Nuk ka kryeministër që e zgjidh problemin e “Fakenews”, po ashtu s’ka institucione që kanë qasje mbi përmbajtjen. Duhet ndarë njëherë e mirë, nëse një institucion publik merr përsipër të ndërtojë përfundime lidhur me përmbajtjen e medias, në këtë rast kemi censurim të medias.

Çfarë po bën qeveria tani? Hapi i dytë i qeverisë është censurimi i lajmeve. Më thoni një qeveri që ka zemërgjerësi me median. Unë kam bërë një sondazh më 2011, ku 60% e gazetarëve kishin kontakte të drejtpërdrejta me botuesin dhe diskutonin direkt me të; po ka logjikë kjo gjë?”, tha Neza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb