Këtë fundjavë apo në fillim të javës së ardhshme. Kjo është dilemma e vetme, pasi transferimi i Antuan Griezmann te Barcelona është i sigurt. Për t’u përcaktuar mbetet vetëm dita e prezantimit zyrtar. Mediat katalunjase janë të sigurta se gjithçka është mbyllur, pasi vetë sulmuesi francez pranoi të paguajë 120 milion euro të parashikuara nga klauzola për të prishur kontratën me Atletico Madrid.

15575033101866
15575033101866

Sigurisht, kjo lëvizje është e akorduar me klubin “blaugrana” që më pas do të kthejë paratë në llogarinë e Griezmann duke përdorur klauzola në marrëveshjen që pritet të nënëshkruhet shumë shpejt.

C 29 Fotogallery 1026025 Imagegallery Imagegalleryitem 19 Image
C 29 Fotogallery 1026025 Imagegallery Imagegalleryitem 19 Image

Sa i përket zyrtarizimit dy gazetat më të madhe sportive katalunjase, “El Mundo Deportivo” dhe “Sport” ndajnë mendime të ndryshme. E para bën të ditur që në faqen e parë të numrit të së enjtes se Barcelona nuk do të shpejtojë, në mënyrë që me pagesën e klauzolës futbollisti të vendosë “paqen” me Atletico Madrid, pas akuzave dhe polemikave në distancë gjatë ditëve të fundit.

C 29 Fotogallery 1026025 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image
C 29 Fotogallery 1026025 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image

Ndërkohë, e përditëshmja tjetër shumë pranë klubit kampion të Spanjës është e sigurt se gjatë fundjavës do të vendosen firmat në kontratën e re dhe prezantimi i Antuan Griezmann do të bëhet që të hënë e ardhshme. Duke qëndruar në atë që raporton kjo gazetë, një konfirmim për këtë vjen edhe nga fakti që sulmuesi francez nuk është larguar nga Spanja, por po vazhdon pushimet e tij në Ibiza.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb