TIRANE

Prej muajsh në mediat rozë qarkullon lajmi se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të parë. Por çifti i njohur nuk kanë preferuar të flasin hapur për këtë çështje, por ata gjithmonë na kanë dhënë disa shenja në rrjetet sociale.

Nga disa postime në ‘Instagram’, Loredana ka treguar se ata do të bëhen prindër të një vajze nga sa kuptohet nga fotot dhe shprehjet e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi në ‘Instastory’, ajo ka shkruar 2019-të bashkangjitur një ‘emoji’ të një familje, në të cilën është babai, mami dhe vajza e vogël.

Kjo do të thotë se viti i ri do të nisë me bekime për Loredanën dhe Mozzik dhe për herë të parë ata do të provojnë ndjesinë e bukur e të qenurit prind.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb