Nëse kishte dyshime, tani është e sigurtë. Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e Juventusit në ndeshjen e rëndësishme të së shtunës në transfertën kundër Atalantës. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Mauricio Sarri. Vetëm nëse ndodh një mrekulli, sulmuesi portugez mund të zbresë në fushën e lojës, në të kundërt sipas teknikut me 99% do të jetë jashtë.

Juve.allenamento.2018.19.bonucci.rugani.alex.sandro.ronaldo.1400x840
Juve.allenamento.2018.19.bonucci.rugani.alex.sandro.ronaldo.1400×840

CR7 vuan një problem të herdhëm në gju, çka ka ndikuar edhe në rendimentin e tij. Po ashtu, grumbullimi dhe aktivizimi me kombëtaren e Portugalisë në eliminatoret e Euro 2020 përkeqësoi gjëndjen e futbollistit. Që pas rikthimit në Torino, Ronaldo është stërvitur I diferencuar, teksa është duke iu nënshtruar një programi të veçantë për t’u rikuperuar plotësisht për sfidën e ardhshme në Champions League, kundër Atletico Madrid.

114754960 5bc672aa D7f1 4cab 9968 B38fa33b51e4
114754960 5bc672aa D7f1 4cab 9968 B38fa33b51e4

Ky është objektiv I stafit mjekësor dhe vetë sulmuesit, teksa Sarri nuk do të rrezikojë për ndeshjen e kampionatit italian në transfertën e Bergamos. Pasi sqaroi situatën e Cristiano Ronaldo, trajneri i “Zonjës së Vjetër” mbylli përgjithmonë polemikat për pakënaqësitë e shprehura hapur nga ylli portugez pas dy zëvendësimeve radhazi. Sipas tij, çdo futbollist ka të drejtë të mërzitet kur del nga fusha e lojës gjatë zhvillimit të një ndeshjeje.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb