Partizani është eleminuar në turin e dytë të Conference League. Pas humbjes 2-0 në Gjeorgji ndaj Iberia 1999, ekipi i Shehit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”.

Të kuqtë e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa pretenduan penallti që në minutën e 3-të. Zeka reklamoi 11-metërsh për prekje me dorë, por nuk mendoi kështu kryesori.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra nga Gjeorgjia “flirtoi” me golin e epërsisë, gjithsesi shtylla i tha jo të besuarve të Korgalidze. Në fillimin e fraksionit të dy, Mba tentoi të zgjidhë vetë ndeshjen, nuk ia doli dot.  Me minutat që po kalonin, Iberia u përpoq me të gjitha forcat, për të ruajtur ekuilibrat në këtë ndeshje.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, Partizani mbyll kështu rrugëtimin në Europë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb