Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 u ndal tek tema më e ndjeshme dhe më strategjike e Shqipërisë, e cila prej ditësh është në pritje të një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me familjen e madhe të Bashkimit Europian.  Ai theksoi me optimizëm se Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitive në këtë proces.

“Nuk ka një shtyrje të negociatave për Shqipërinë. Të paktën edhe pse kryeministri flet me realizëm pa optimizëm dhe pesimizëm unë besoj që kemi arsye akoma për të qenë optimistë që do të ketë patjetër një “po” e cila është e ndërtuar me një tërësi kushtesh ashtu si gjithë procesi tashmë është mëse teknik dhe i ndërtuar vetëm në kushte. Kushte të cilat do t’i përmbushë Shqipëria, qeveritë e Shqipërisë, institucionet e Republikës së Shqipërisë në vite e vite të ndryshme dhe unë shpresoj që të jetë një periudhë sa më e shkurtër por duhet tua bëjmë me dije shqiptarëve që do të jetë një periudhë e gjatë dhe periudhë e vështirë në kuptimin që na duhet një punë e madhe për t’i përmbushur këto kushte. Në këtë aspekt mendoj se ka vend për t’u parë me optimizëm, buruar kjo nga fakti që diskutimet tashmë apo skepiticmizmi i atyre shumë pak vendeve në grupin e madh të vendeve demokratike nuk kanë të bëjnë pothuaj fare me Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë pothuaj fare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë të bëjnë me probleme të brendshme të vetë BE-së. ka të bëjë me një këndvështrim të këtyre vendeve lidhur me mënyrën se si duhet të ecë përpara BE-ja, me ndërtimin e hapave apo institucioneve të formatuara ndryshe.


Por nëse i jepet “Po” Maqedonisë e jo Shqipërisë?


Nuk ka analizë që nuk e sheh që beteja nuk është fare betejë e Shqipërisë me kushtet dhe kriteret as e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Beteja është këndvështrim i ndryshëm i Francës, Holandës apo Danimarkës lidhur me hapat se si duhet të ndiqen për zgjerimin.


Dhe ata mendojnë që nuk është koha për zgjerimin e mëtejshëm pa rregulluar ne disa çështje të brendshme tonat dhe pastaj të vazhdojmë me zgjerimin. Të tre këto vende i kanë të njohura hapat e bëra nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet reformave, patjetër që presin shumë. Patjetër nuk jemi Franca, Holanda, Danimarka, puna që është përpara është e madhe por nuk duhet në asnjë situatë dhe në asnjë analizë, as politike mjerane, nga këndvështrimi i të dështuarve që nuk lanë mjet, mekanizëm, aksion pa bërë për t’i penguar negociatat që të gëzojnë tani që 2-3 vende janë skeptike, qoftë edhe sikur të ishte siç thonë ata. Unë nuk e lexoj dot ndryshe, jo sepse jam pjesë e maxhorancës por se jam shqiptar dhe sot duhet të jemi krenarë. Sot Shqipëria shumë emë e avancuar se vendet që kanë ndjekur rrugën e BE-së. As që krahasohemi me Rumaninë e Bullgarinë kur ishin në fazën e nënshkrimit të negociatave. As me Qipron e as me Slloveninë por patjetër që BE i rrit kërkesat. KE ka dhënë rekomandimin. Është ai arbitri që thotë janë plotësuar ose jo kriteret. A jemi ne njësoj si vendet e BE-së, jo. Por kriteret janë përcaktuar nga arbitri i vetëm. Ky proces nuk është me votë, se po të ishte me votë ne kemi 25-26 vende në favor. unë shpresoj se do shkojmë 28 nesër. Miqtë dhe partnerët e Shqipërisë do arrijnë të bindin më skeptikët. Unë besoj që do të gjendet arsyeja dhe një politikani të lartë siç është Macron për të tejkaluar dhe problemet  ai apo Franca ka”-tha  ai.

Gjithashtu deputeti komentoi edhe Raportin e Komisionit të Venecias publikuar mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Alket Hyseni theksoi se Komisioni i Venecias në përgjigjet e tetë pyetjeve të dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë, ka pohuar se kreu i shtetit nuk ka pasur asnjë  kompetencë ligjore  për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Ai tha se Presidenti Ilir Meta me këtë veprim, pra shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka shkelur kushtetutën e Republikës.

“Raporti final i Venecias është lexuar në mënyra të ndryshme, si ka mundësi Nuk mund të bëjë dot analizën e palës tjetër. Konstatova ato që i thamë shqiptarëve 3-4 muaj para që kur Presidenti shkeli kushtetutën në mënyrë të hapur hapur duke ushtruar kompetenca që nuk i takonin. Presidenti ka ushtruar kompetencë që nuk e ka as në Kushtetutë dhe as në ligj. Duhet ta dinë shqiptarët se  iu drejtuam me një konslencë me  8 pyetje kanë marrë përgjigjen, i pëlqen apo jo presidencës, kjo nuk ka lidhje me emrin e presidentin aktual, por me institucionin. Nëse ai shkel kushtetutën, ku do shkojmë pastaj. Ky është shqetësimi ynë. Meta  është një presidenti i zgjedhur nga ne. Ne nuk e shohim si kundërshtar politik, edhe pse ai ka marrë kah të hapur politik. Ne kemi qenë të shqetësuar, sepse ky institucion ka shkelur kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe për ato tetë pikë ne i kemi marrë një konsulencë.  Thelbi është se përgjigjja në të tetë pikat është se Presidenti nuk ka pasur kompetenca për të shtyrë  dhe anuluar zgjedhjet në mënyrë flagrante”-shtoi ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb