Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës në rubrikën e tij “Sy m’ Sy” në rrjetet sociale, ku ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e etiketuar si “bufi i kënetës”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama ka thumbuar opozitën për situatën e saj të brendshme, duke u shprehur se Partia Demokratike është kthyer në një “kënetë” dhe nuk përfaqëson më një alternativë reale për qytetarët.

“Nuk ka PD, ka kënetë. Atje nuk ka demokraci, ka një buf kënete. Shqipërinë në BE e fut ky që sheh këtu, jo shitësit e qilimave fluturues që thonë jemi parti të reja,” u shpreh Rama, duke nënkuptuar se qeveria e tij është e vetmja forcë që mund të çojë përpara integrimin evropian të Shqipërisë.

Ai nuk kurseu as ironinë ndaj ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke përshkruar me tone sarkastike paraqitjet e tij publike gjatë fushatave elektorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb