Kosova dhe Serbia mund të kenë luftë ‘hibride’, por jo klasike. Kështu vlerësojnë njohësit e sigurisë paralajmërimet dhe alarmet që lëshohen vazhdimisht nga krerët shtetërorë.
Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi thekson se mundësia e një agresioni serb në veri të vendit me ushtri klasike është shumë e vogël, por rreziku mbetet prezent në përballjen diplomatike dhe atë të fshehtë, apo hibride siç njihet ndryshe.
“Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë pamundësohet dhe nga prezenca e NATO-s, pas Serbia nuk është e gatshme për një gjë të tillë, ngase këtu ende është KFOR-i, kjo ia pamundëson Serbisë çfarëdo vendimi eventual për rinisjen e ndonjë lufte”, tha Bejtush Gashi, ish Ministër i Brendshëm,për A2CN.
Rreziku i luftës hibride dhe ashpërsimi i saj nga Serbia ndaj Kosovës, është vërtetuar sipas zyrtaret e lartë të inteligjencës së Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Ganimete Musliu thotë “se shërbimet sekrete serbe, vijojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërore dhe jo shtetërore”.
Musliu shton “se projekti ‘bota serbe’, vlerësohet se do të ketë ndikim në sigurinë rajonale pasi shfaqi qëllimet territoriale ndaj fqinjëve.