Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur emisionin e gazetarit, Bashkim Hoxha “Koha Për T’u Zgjuar” në News 24 për të shprehur opinionet dhe mendimet e tyre në lidhje me problematikat që i shqetësojnë, ndërsa ata nuk kursejnë akuzat për drejtuesit politikë, të cilët i cilësojnë si “fajtorë”.  Ata shprehen se në plazhet e vendit  mungojnë hapësirat publike.


Aksionin e ndërmarrë nga strukturat shtetërore për lirimin e hapësirave publike, qytetarët e konsiderojnë si propagandë, pasi sipas tyre, në terren asgjë nuk ka ndryshuar.


Telefonatat e qytetarëve:


“Erdha me shumë qejf në Shqipëri për pushime. Nuk  ke një pëllëmbë për të dalë në bregdet. Nuk ka plazhe të lira. Pse e gënjejnë popullin.  Për faqe të zezë”

“Të dalësh në bregun e detit nuk shikon asgjë të ndaluar, hapësirat janë të zëna. Është tmerr në bregun e detit. Pse nuk del njeri të mbajë përgjegjësi për këtë që është bërë. Ky Durrës ka marrë fund. Ka qenë krenaria e Shqipërisë”.

(n.m/BalkanWeb)