Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë kundër Izraelit të vlefshme për Ligën e Kombeve, por për trajnerin Panucci nuk ka vend për festë.

Italiani ka urdhëruar që pak orë pas ndeshjes, konkretisht mëngjesin e sotëm, futbollistët të kryejnë një seancë stërvitore në “Elbasan Arena” para se të niseshin për Skoci.

Nuk bëhet fjalë për një seancë lodhëse, por më shumë për t’u relaksuar pas ndeshjes. Vrapime të lehta dhe ushtrime aerobike për titullarët, pasi muskujt e tyre janë të bllokuar pas takimit të mbrëmshëm.

3638994
3638994

Ndërkohë rreth orës 12 Kombëtarja ka qenë në aeroportin “Nënë Tereza” ku po përgatitej për t’u udhëtuar në Britani, por është përballur me një incident.

Pjestarët e ekipit nuk janë lejuar të kalojnë nga terminali “VIP”, duke iu bërë një trajtim të zakonshëm. Një vendim i Ministrisë së Jashtme që nuk i dihet arsyeja, por theksojnë se ndryshe ndodhi me kombëtaren e Izraelit vetëm pak ditë më parë.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve të hënën kundër Skocisë, një kundërshtari që duket i kalueshëm sidomos pas asaj humbje poshtëruese 4-0 kundër Belgjikës në miqësoren e zhvilluar të premten.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb