Milan mori një lajm tepër pozitiv mesditën e sotme pasi CAS, gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, pranoi ankimimin e tyre për dënimin e dhënë nga UEFA, 1 vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës.

Gjithsesi për t’iu prishur ditën tifozëve të Milan mendon Paris SG, e cila sipas mediave italiane tashmë ka arritur marrëveshjen me Leonardo Bonucci-n, pasi lojtarit i është ofruar një pagë 10 mln euro ne sezon.

Sipas “Corriera dello Sport” menaxheri i lojtarit ka patur një takim edhe me drejtuesit e Milanit. Biseda prej më shumë se katër orësh u bë me Fassone dhe Mirabelli, ku përfaqësuesi i mbrojtësit bëri të qartë ofertën që ka marrë dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani.

Pas takimit me Milanin, Alessandro Lucci, përfaqësuesi i Bonucci, udhëtoi për në Paris, ku u takua direkt me Antero Henrique, drejtorin sportiv të PSG, prej nga doli me një marrëveshje për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb