POGRADEC

Pas përplasjes së djeshme me ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji,  zv.drejtori i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka ka vijuar edhe sot debatin me dy ish-deputetët si Klevis Balliu dhe Endrit Braimllarin në qytetin e Pogradecit.

Ai iu përgjigj deklaratave të Ervin Salianjit, i cili dje iu drejtua me fjalët se po të ishte “beteja” personale, ai do t’ia hiqte pantallonat nga koka. Mbështetësit e PD-së dhe të LSI-së tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve në jug të vendit.

Pjesë nga debati:

Braimllari: Edi Rama duhet ta menaxhoj vetë stresin.

Loka: Nuk ka shans  njeri, që qytetarit Gjovalin Loka t’i heq pantallonat nga koka. E dyta: Ata do t’i dalin për zot.

Balliu: Për çfarë mo?

Braimllari-Lokës: E para mos bëj presion, mos intimido se është turp. Le ta mbajë vetë stresin Rama. Me qetësi

Balliu: Mos u merrni me këto, vazhdoni këtej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb