Fjalët e Paulo Fonseca-s pas fitores kundër Zvezda-s bënë jo pak zhurmë, me trajnerin e “djallit” që shpërtheu në konferencë për shtyp, duke u ankuar për sjelljen e ekipit, pasi Milani i tij vijon sezonin me ulje ngritje të forta. Pavarësisht se reagimi i trajnerit ishte i fortë, seanca e radhës stërvitore shkoi e qetë.

Në “Milanello” nuk kishte asnjë nga drejtuesit e klubit, nuk pati as një mbledhje mes lojtarëve dhe trajnerit, por Fonseca u mjaftua vetëm duke u takuar me disa lojtarë të veçantë si Theo Hernandez. Pas seancës stërvitore, i gjithë ekipi i spostua në “San Siro” duke iu bashkuar festës së sektorit të lojtarëve të rinj.

Aty ishte i pranishëm edhe Ibrahimovic. Mes Ibres dhe Fonseca-s pati një diskutim, sigurisht ku temë ishte shpërthimi i tij. Sipas mediave italiane, pozicioni i Fonseca-s është i qëndrueshëm, për momentin nuk parashikohen ndryshime, por situata është delikate dhe e rrezikshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb