TIRANE

Damian Gjiknuri ka befasuar mbrëmjen e së premtes teksa ka dhënë një arsye shtesë për rrëzimin e Berishës në vitin 2013. Nuk ka të bëjë me rotacionin, apo konsumimin e mandateve nga ish-kryeministri. Gjiknuri shpjegoi në studion e emisionit “Java në RTSH” se ishte pikërisht sektori energjetik ai që ndikoi në largimin e Sali Berishës nga pushtetit.

“Privatizimi i gabuar me CEZ dhe falimentimi energjetik çoi në mungesë të parave. Shteti merrte kredi për të financuar sektorin. Në situata të vështira hidrike, nëse nuk merren masa të sakta, ka kosto të mëdha” – tha ish ministri.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri komentoi edhe veprimtarinë e tij si ministër në mandatin e parë të qeverisë socialiste.

I pyetur nga analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, Gjiknuri u ndal te reforma në sistemin energjetik.

“Nëse kthej kokën pas, nëse ka diçka për t’u krenuar në punën time, ajo është që u ndryshua një mentalitet. Dhe kjo nuk ishte e lehtë për një popull që e ka pasur traditë mospagesën e energjisë. Natyrshëm që ka pasur sfida, por e rëndësishme është që sot ne krenohemi. Energjia është një sektor delikat ajo është energjia” – tha Gjiknuri. në studion e “Java në RTSH”./javanews

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb