Jemi mësuar që gjatë ndeshjeve me eliminim direkt të shohim mjaft lojtarë të cilët nuk i mbajnë lotët për shkak të eliminimit, por kjo e 20-vjeçarit është e veçantë pasi ai emocionohet për kalimin në gjysmëfinale, një fazë të cilën Anglia nuk e arrinte prej 28 vitesh.

Për më shumë që Rashford, në sfidën kundër Suedisë, hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 91-t. Një gjest që ka bërë shumë përshtypje.

Menjëherë afër Rashford janë afruar ndihmësit e trajnerit por edhe vetë Southgate. Theksojmë se në Angli ka një bindje të madhe se kombëtarja e tyre do të fitojë Botërorin në “Rusi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb