Prej disa ditesh ka një fushatë absurde dezinformimi në disa faqe online, kundër kompanisë private të shërbimit postar, “Albanian Courier” për shkak të një situate konfuzioni, që është krijuar me shpërndarjen e pakove të porositura në platformën e-commerce të AliExpress.
Duam të bëjmë me dije për publikun se dërguesi i pakove AliExpress me qëllimin e mirë të përmirësimit të cilësisë së shërbimit, ka zgjedhur të shtojë operatorët postarë në Shqipëri, ku përveç “Posta Shqiptare”, e cila ka shpërndarë deri para pak kohësh e vetme këto pako, ka prezantuar edhe operatorë postarë privatë dhe ndër ta edhe “Albanian Courier”.
Albanian Courier” aktualisht ka procesuar mbi 94% të të gjithë dërgesave AliExpress, që ka pasur në ngarkim për shpërndarje.
Pjesa e mbetur e partisë së dhënë për shpërndarje te Albanian Courier, po vazhdon të procesohet, por këto janë kryesisht pako për të cilat adresat e dhëna nga të klientët në blerje, janë jo të sakta, apo të paplota ose mungojnë kontaket për klientin.
Për sa përmendur më sipër, duam të sigurojmë të gjithë klientët që kanë blerë në platformën e AliExpress, që dërgesat e mbërritura në Shqipëri nëpërmjet “Albanian Courier” që prej Korrikut 2024, janë procesuar me prioritet maksimal dhe shpërndahen në mbi 20 pika në Tirane dhe 50 të tjera në qytetet e tjera të Shqipërisë.
I gjithe stafi i “Albanian Courier” po punon me përkushtim dhe profesionalizëm që asnjë klienti të mos i vonohet dërgesa. Ne u gjendemi pranë klientëve për çdo shqetësim që ata kanë.
Futja e shërbimit të shpërdarjes së pakove të AliExpress me një operator të tretë, është diçka për të cilën Albanian Courier, as është pyetur e as është informuar.
Nëse për arsye operacionale të brendshme të tij, ky operator nuk ka arritur të shpërndajë pakot e AliExpress, që ka për shpërndarje, dhe nuk ka komunikim ndaj klientëve për këtë situatë, kjo ka krijuar premisat që klientët, në pamundësi të marrjes së pakove, të mendojnë gabimisht që problemet i ka “Albanian Courier”, gjë që është totalisht e pavërtetë.
Si të gjurmoni vendndodhjen e pakos tuaj
Ju lutemi që, nëse keni informacionin nga AliExpress, se pakoja juaj ndodhet për shpërndarje tek “Albanian Courier”, na kontaktoni dhe na ndihmoni duke na dhënë kontaktet e sakta dhe ne do t’ju mundësojmë dërgimin e pakos suaj në kohë të shpejtë, pasi siç përmendëm dhe më sipër ato 6% të pakove të pa shpërndara kanë mangësi në të dhëna të sakta të adresës, apo të kontaktit të klientit.
“Albanian Courier” u mundëson klienteve gjurmimin e pakos në faqen web sipas adresës:
Më poshte një foto e ndërfaqes në faqen tonë të internetit, ku mund të vendosni të dhënat e gjurmimit.
Gjithashtu mund të na kontaktoni dhe në adresat e email: [email protected] dhe [email protected]
Për më tepër, për të na ndihmuar t’Ju shërbejmë sa më mirë, do të luteshim, që në blerjet online të radhës, të plotësonit në mënyrë sa më të saktë adresën tuaj, ku do të lëvrohet pakoja dhe informacionet për kontaktin tuaj telefonik apo e-mail.
Rreth “Albanian Courier”
United Transport shpk me emrin tregtar “Albanian Courier”, operon prej mbi 20 viteve në tregun postar privat.
“Albanian Courier” u shërben me përgjegjesi, dedikim dhe cilësi mbi 300 partnerëve vendas dhe e-commerce ndërkombëtar ku përfshihet dhe platforma e blerjeve AliExpres.
Gjithashtu ne ofrojmë ekskluzivisht për Shqipërinë shërbimet në dërgesat e shpejta postare apo të pakove me një nga brandet postare më të mëdha në botë.