TIRANE

Ngjarja e rëndë në Kavajë ka ndezur debatin në seancë plenare, në replikë me ish – kryeministrin Berisha, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se policia veproi dhe referoi rastin në prokurori, para statusit të tij në rrjetet sociale.

“Protestoni kundër faktit, por dëgjojeni. Policia ka reaguar ndaj denoncimit të familjarëve dhe ka referuar cështjen në Prokurori. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj policisë janë të dëmshme dhe dashakeqe. Publikimi në rrjetet sociale ka ndodhur pasi shtetasit janë arrestuar, para se keni bërë atë palostatus. T’ju vijë turp që gënjëni shqipërinë. Kriminel s’me thonë dot i kam duart e bardha dhe jo të skuqura. Policia e shtetit i ka arrestuar përdhunuesit para se lajmi të bëhet publik. “ u shpreh Lleshaj.

Berisha u shpreh se policia ka fshehur ngjarjen, pasi për këtë ngjarje janë njoftuar të gjitha institucionet madje edhe SHISH.

“Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve, në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë. Përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti. SHISH njoftoi Kryeministrin dhe ministrat respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Policia reagoi vetëm pas denoncimit që u bë në rrejtët sociale dhe ky vasal që ska nder dhe dinjitet merr përsipër të mashtrojë në vend që të marrë masat. Nuk e bën dot sepse zbaton urdhëroi për të fshehur krimin. Ky krim ka ndodhur në tetor dhe të gjithë informacionet kanë ardhur në Tiranë, pro vendosën të fshehin krimin se për ta fëmija i tjetrit është për tu përdhunuar. Për ta përdhunuesit duhet të janë kryetar bashkie. Mund të imagjinoni  një zyrtar që ka pafytyrësinë se policia veproi pas denoncimit. Është turp i madh o puçist”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb