Nëse mendonim se gjërat në Vlorë po shkojnë keq, këtë të martë vjen një tjetër lajm që përkeqëson akoma dhe më shumë situatën. Muhamed Useini është i larguari i radhës nga Flamurtari, një tjetër titullarë që braktis varkën, i kushtëzuar nga fakti që drejtuesit e klubit nuk arritën ti japin në kohë një zgjidhje problemit me pagesat. Pas Danilo Alvesh, Tomislav Bushiç dhe Silianoviskit, Useini është i larguar i katër nga Vlora, 4 lojtarë të cilët në dy fazat e para ishin titullarë në skemat e Ilir Dajës.

Useini
Useini

Prej kohësh Useini i ishte drejtuar me shkresë zyrtare FIFA-s, afatet për zgjidhjen e problemit me pagesat kaloi duke shpallur automatikisht një lojtarë të lirë mesfushorin nga Tetova. Për Dajën ky është një tjetër lajm i hidhur i ardhur pikërisht një ditë përpara sfidës së kthimit në Kupë kundër Tiranës.

Ilir Daja
Ilir Daja

Ajo që shqetëson më shumë është fakti që edhe disa lojtarët të tjerë vijojnë të mbajnë në alert klubin, nëse nuk marrin atë që i takon, mund të ndjekin të njëjtën rrugë si katër lojtarët e sipër përmendur, për Flamurtarin ky do të ishte një autogol i madh që do të minonte çdo objektiv.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb