Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me lamtumira lojtarësh në kombëtaren kroate.


Në fillim mbrojtësi Çorluka dhe më pas sulmuesi Mario Mandzukic, por sot një tjetër futbollist, i cili ka qenë protagonist absolut në Botërorin e zhvilluar në Rusi, i ka dhënë lamtumirën ‘dalmatëve’.


Bëhet fjalë për portierin Danijel Subasiç, i cili mbi të tjera fitoi zemrat e të gjithëve me dedikimet për kalimet e raundeve në Botëror. 33-vjeçari që aktivizohet me Monaco-n, ka luajtur 44 ndeshje me kombëtaren, duke arritur rezultatin më të lartë me të, finalen e një Botërori.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb