Sezoni i Kukësit ka qenë shumë i kushtëzuar nga dëmtimet dhe forma e disa titullarëve. Si të mos mjaftoj fakti që një pjesë e mirë e lojtarëve kryesorë, si Gavazaj apo Abazaj, të cilët u bashkuan vonë me ekipit dhe nuk ishin në formën e duhur fizike, dëmtimet e shumta kanë kushtëzuar shpesh Shpëtim Duron në ndërtimin e një formacioni konkurrues. Rasti tipik ishte sfida e fundit kundër Partizanit, ku Vasil Shkurtaj u dëmtua vetëm në çastet e fundit. 15 pikë në 10 javë kampionat, 4 fitore, 3 barazime, 3 humbje, janë shifrat të cilat pasqyrojnë qartë sezonin me ulje ngritje të Kukësit.

Kukesi
Kukesi

Verilindorët kanë qëndruar në valle vetëm fal blofe të vazhdueshme të rivalëve, tashmë është momenti që të nisin një ecuri pozitive, të paktën kështu shpresojnë stafi drejtues. Kukësi pret Flamurtarin e vendit të fundit këtë të diele, në fakt kjo është një sfidë asnjanëse, pasi do të luhet sërish në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Edhe në këtë sfidë dëmtimet mbeten një problem për trajnerin Duro. Vasil Shkurtaj nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa një mungesë e sigurt është edhe Obanor. Qendërmbrojtësi mbetet një mungesë e madhe, një lojtar që është shndërruar në titullar fiks. Përpara sfidës kundër Flamurtarit, Duro ka humbur dhe shërbimet e Vesl Limaj. Mesfushori ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk ka dalë në stërvitje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: