Ousmane Dembele do të jetë jashtë fushës ës blertë për pesë javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi. Barcelona konfirmoi dëmtimin të hënën në mbrëmje. Francezi u dëmtua gjatë ndeshjes hapëse në LaLiga kundër Athletic Bilbao të premten në mbrëmje që katalanasit e humbën 0-1.

Ky është lëndimi i gjashtë që francezi ka pasur që nga zhvendosja në Camp Nou në 2017. Në total lojtari ka kaluar 228 ditë si i lënduar, ku dëmtimi më serioz e mbajti jashtë fushave për më shumë se 100 ditë. Si rezultat, Dembele ka luajtur vetëm 66 nga 120 ndeshjet e mundshme të Barcelonës, pra vetëm 55 përqind të të gjitha deshjeve që nga trasferimi në Spanjë për shifrën rekord të 120 milion eurove.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: