Nuk kanë fund problemet e dëmtimit për Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të miqësores së ditës së nesërme që do të luhet ndaj Kosovës.

Ermir Lenjani, mbrojtësi i krahut të majtë është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe me shumë mundësi do të humbasë sfidën e nesërme. Pak ditë më parë humbi sfidën edhe mbrojtësi tjetër i majtë, Binaku, teksa tani, e vetmja alternativë e mbetur në krahun e majtë, është Hysen Memolla, i cili pritet ta nisë takimin si titullar.

I larguar nga grumbullimi i Kombëtares u largua pak ditë më parë edhe sulmuesi shkodran, Armando Vajushi. /PanoramaSport-  http://www.panorama.com.al/sport/nuk-kane-fund-telashet-per-panucin-demtohet-nje-tjeter-futbollist-i-kombetares/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: