Për ministren Elisa Spiropali e ka konsideruar një shpifësi të politikës debatin e ditëve të fundit mbi inceneratorët.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Spiropali u shpreh se puna me inceneratorët nuk mund të mohohet pasi puna është aty dhe mund të shikohet lehtë. Sipas saj asnjë zyrtar i PS nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kushdo do përballet me drejtësinë.
Zgjedhjet e 6 marsit
Jemi në zgjedhje por nuk e shohim as si fushatë kombëtare, për ne është e qartë që kandidatët tonë në 6 bashki kanë eksperiencë Për ne e rëndësishme është qeverisja ndërsa për ta kush do qeverisë opozitën.
Inceneratorët dhe Komisioni Hetimor
Po ndodh që komisioni hetimor është kthyer në një vend me disa prokurorë qesharakë, karikatura të asaj kohe që me shpatat e tyre të ndryshkura mendojnë se po venë para drejtësisë funksionarë e zyrtarë. Për ne është e qartë. Në momentin që kemi bërë ndarjen me pushtetin politik me atë të drejtësisë, në momentin që kemi marrë vendimin që sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur ashtu siç vijëmësisht o duket nga vendimet ne nuk i ngatërrojmë çështjet. Për ne ato vepra publike janë aty, në shërbim të komuniteteve dhe të qyteteve të Tiranës, Elbasanit e të Fierit dhe kemi bërë të qartë që për ne në rast se ka zyrtarë që kanë abuzuar apo kanë përfituar në kurriz të qeverisë apo të shtetit shqiptar, është drejtësia që merret me ta dhe ne nuk bëhemi strehë për askënd. Madje nuk mund të lejojmë që për konsum politik të ditës të hidhen shifra qesharake dhe marramendëse, të mohohet një punë që është aty në sy të të gjithë publikut. Mjaftojnë të shkojnë t’i shikojnë veprat në Elbasan, Fier apo kudo tjetër dhe të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Është drejtësia ajo që përcakton dhe për ne ajo e vendos pikën mbi I në fund. Gjithë kjo zallamahi shifrash që as nuk i kuptojnë, se duket që nuk kanë marrëdhënie të mirë me matematikën por edhe kjo shpifësi e politikës ku çdokush mund të ndotet, sulmohet e t’i bëhet gjyqi e pastaj të shpallet fajtor e të presim që drejtësia të flasë nuk mund të jetë norma. Norma është të gjithë duhet të shkojnë të përgjigjen para një institucioni dhe aty ndahet shumë qartë shapi nga sheqeri.
A ka PS qëndrim për marrjen në pyetje se Armando Subashit dhe Allqi Bllakos?
Nuk ka si të ketë qëndrim. Nuk di asgjë pse janë thirrur. Njerëzit do thirren, do përgjigjen dhe as mund të konsiderohen fajtorë e të shpallen kriminele. Ne kemi sjellë dobi me ndërtimin e atyre veprave. Sa i përket drejtësisë ne e kemi bërë këtë ndarje që në 2013, duk i kthyer një pushtet kushtetues qytetarëve shqiptarë.
Druheni se SPAK do përshkallëzojë veprimet ndaj PS?
Nuk e kuptoj pse i përmendni emrat. Nuk kam kuriozitet për këtë çështjeje. Ne zyrtarët nuk i ndajmë me parti, as i mbrojmë. Ja ku jemi drejtësia e re po jep fytet e para.Është e vështirë të ndryshosh mendësi. Ngritjen e Komisionit ne e kemi votuar sepse nuk kemi gjë për të fshehur.
(BalkanWeb)
