Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, në një lidhje me Skype në emisionin “Kjo Javë” në News 24 u pyet nëse Ilir Meta po konsumon ushqim burgu apo të sjellë nga jashtë.

Gjokutaj theksoi se Meta është me ilaçe, pasi ka probleme shëndetësore.

“Ushqimin e burgut nuk e konsumon. Ka shumë të burgosur të tjerë që nuk hanë ushqimin e burgut, por ushqimi sillet nga të afërm kryesisht. Meta pi dhe ilaçe. Nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi, se ndjek terapi, në lidhje me probleme të shëndetit që ka. Gjella i shkon nga jashtë, nuk ka rëndësi se kush ia dërgon”, tha Gjokutaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb