Deputeti i PD, Ervin Salianji kritikoi punën e Policisë së Shtetit gjatë debateve te Komisioni Parlamentar i Sigurisë duke theksuar se krimi është jashtë kontrollit. Salianji tha se vrasjet dhe shpërthimet me tritol janë tregues se rendin në vend e bëjnë grupet kriminale.

Gjatë raportimit në komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Salianji iu drejtua me ironi se Policia e Shtetit duhet të ketë rol te “shteti i ri” që do të krijohet brenda Tiranës, duke iu referuar planit për Sovranitetin e Urdhrit të Bektashinjve, pasi sipas tij në mbarë territorin autoriteti i uniformave blu nuk ekziston.

“Të kërkuarit në vend që t’i gjeni ju, ju gjejnë ata ju, ose gjejnë njëri-tjetrin dhe e vrasin. Ju jeni këtu, tritoli kërcet në Shkodër. Ju nuk dilni, por ju paguheni për të dalë. Tritol atje, vrasje këtu, bëjnë ça ju do qejfi atyre.

Ndonjë amendim të ri do të ketë policia apo do të jetë sovrane? Doni një mbështetje apo jo? Që të ketë autoritet te ky shteti i ri Policia e Shtetit. M.q.s nuk ka autoritet në terren, të ketë autoritet te shteti i ri...”, tha Salianji.

Ministri Hoxha shmangu debatin me demokratët, por dha një paralajmërim për efektivët e Policisë së Shtetit që kanë përdorur Sky dhe EncroChat të njohura si aplikacionet e krimit.

Ervin Hoxha: S’jam as gazetar, as deputet. Jam këtu me një mision të caktuar brenda kornizave që më lejon ligji. I përgjigjem pyetjeve me korrektësi.

Në lidhje me Sky dhe aparatetet e komunimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaraur me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb