U shkri së qeshuri! Prezantuesja e motit e BBC, Louise Lear ka nisur të qeshë gjatë gjithë kohës teksa po bënte parashikimin e motit në transmetim direkt. Nuk dihet se çfarë iu kujtua në moment prezantueses, por e qeshura nuk ndalej dhe lot nga sytë i dolën gjatë gjithë prezantimit, që të themi të drejtën ishte i shkurtër.

Pavarësisht se ‘la nam’, prezantuesja gjatë të qeshurës, tha disa herë, ‘më falni’, ndërsa nuk harrpo në fund dhe përshëndetjen për teleshikuesit.
Ndërkaq në rrjete sociale, anglezët nisën talljet, duke shkruar dhe pyetur që Lear të tregojë arsyet që e bënë të qeshë, se ‘po vdesin’ nga kureshtja t’a mësojnë të vërtetën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: